Në Shkurt të 2013 – ës, një goditje e fortë nga një meteor masiv dëmtoi ndërtesa dhe plagosi më shumë se një mijë persona pranë qytetit të Chelyabinks në Rusi. Por ky nuk ishte rasti i parë që gurët nga hapësira trondisnin jetën e njerëzve.

Shembulli më i mirë për këtë është historia e vërtetë e Ann Hodges, personi i vetëm në historinë njerëzore i konfirmuar se është goditur nga një meteor, 62 vite më parë.

Ishte një pasdite e qetë në Sylacauga të Alabamas, në vitin 1954 dhe Ann po shplodhej në divanin e saj kur një copë guri i zi me madhësinë e një topi tenisi çau tavanin, ra mbi radio e më pas kërceu në trupin e saj.

Historia e Ann është e veçantë sepse pjesa më e madhe e meteorëve zakonisht bien në oqean, ose në hapësira të mëdha si fusha.

Kjo sipas astronomit Michael Reynolds shpjegon edhe sesi njerëzit i kanë shpëtuar meteorëve në gjithë historinë e  njerëzimit.

Në atë kohë, një gjeolog i shtetit u thërrit në vendin e ngjarjes dhe përcaktoi se objekti që kishte goditur gruan ishte meteor. Guri u sekuestrua nga policia dhe iu dërgua Forcave Ajrore, që konfirmoi se bëhej realisht fjalë për meteor./tvklan.al