Haiti kërkon trupa të huaja pas vrasjes së Presidentit


Haiti kërkon trupa të huaja pas vrasjes së Presidentit

13:20 10/07/2021

SHBA-ja ka deklaruar se nuk do të ofrojë ndihmë ushtarake por do të dërgoje FBI për të hetuar atentatin

Haiti ka kërkuar që trupat e huaja të dërgohen në vend për të mbrojtur infrastrukturën pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moïse.

Kërkesa u dërgua SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara, por qeveria amerikane hodhi poshtë kërkesën e Haitit dhe se nuk do të ofrojnë ndihmë ushtarake dhe u zotuan për hetim më të detajuar.

Vrasja e Moise nga një skuadër personash të armatosur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në shtëpinë e tij në Port-au-Prince vendosi Haitin më thellë në një krizë politike e cila mund të përkeqësojë urinë, dhunën e bandave dhe një shpërthim të COVID-19.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se do të miratojë çdo plan për të dërguar trupa ndërkombëtare në Haiti. Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbia kanë deklaruar se do të dërgojnë zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës për të ndihmuar Haitin pasi një numër i shtetasve të tyre u arrestuan për vrasjen e Moise.

Të arrestuarit për vrasjen përshinin kryesisht kolumbianë dhe dy amerikanë me origjinë nga Haiti. Atyre iu gjetën armë zjarri, kartëmonedha dollari amerikan, blloku personal i Presidentit dhe serveri që mbante pamjet e kamerave të vëzhgimit nga shtëpia e tij. Inteligjenca kolumbiane ka parë foto të postuara në mediat sociale nga anëtarët e grupit, që prej disa ditësh ato ndodheshin në një vend të njohur turistik në Republikën Dominikane.

Klan News







Të ngjashme