Aktorja 54-vjeçare me rol kryesor në filmin “The Mothership”

Aktorja amerikane Halle Berry ka filluar bashkëpunimin me rrjetin Netflix për filmin e ri, ku përveç se producentë do të ketë edhe rolin kryesor në film.

Sipas magazinës “Deadline”, aktorja 54 vjeçare do të jetë pjesë e filmit aventurë dhe fiksion të titulluar “The Mothership”.

Halle Berry në film do të shfaqet në rolin e bashkëshortes Sara Morse, të cilës i është zhdukur bashkëshorti një vit më herët në fermën e tyre.

Kur zbulon një objekt jashtëtokësor përreth shtëpisë Sara dhe fëmijët e saj mundohen të gjejnë bashkëshortin duke u sfiduar me vështirësi përgjatë rrugës.

Nuk është hera e parë që Halle Berry bashkëpunon me platformën “Netflix”, teksa nuk ka informata të tjera se kur do të fillojnë xhirimet për filmin “The Mothership”.

Klan News