Ndërhyrja në kohë e autoriteteve policore në fshatin Bardhaj të Shkodrës, parandaloi një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda.

Një konflikt mes një djali dhe një vajze, të dy të moshës 17-vjeçare pas së cilit fshihej veprimi i përsëritur i 17-vjeçarit që përdorte të dhënat personale të vajzës për të hapur profil në rrjetet sociale, bëri që i riu të merrte armën dhe të hapte zjarr në drejtim të shtëpisë së saj.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati pasoja. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia arrestoi 17-vjeçarin, si dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit./tvklan.al