Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar sot se nuk do të lejohet asnjë krim kundër territorit, siç janë ndërtimet pa leje. Në një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ministri u ka kërkuar të gjithë efektivëve që të kontrollojnë çdo centimetër tokë të territorit të Shqipërisë.

Më tej ai shtoi se Kodi Penal i ka shumtë qarta dënimet dhe askush nuk do të tolerohet edhe nëse merr në telefon ministrin e Brendshëm, apo zyrtarë të tjerë të lartë.

“Mendoj se ka ardhur koha që policia duhet konsideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territorin. Duhet të ketë përgjegjësi mbi çdo vepër penale dhe duhet të kontrollojë  dhe duhet të kontrollojë çdo centimetër tokë të territorit të Shqipërisë.

Dua t’i kujtoj të gjithë ata dhunues se do të përballen me forcën e plotë të ligjit, ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Sado i pasur të jetë nuk do të tolerohet më dhunë mbi territorin e Republikës së Shqipërisë“, tha ndër të tjera ministri.

Çuçi shpjegoi dhe si do të veprohet nga sot e tutje, duke sqaruar se punonjësit e IKMT do të jenë pjesë të komisariateve dhe policia do të ketë hartën për çdo leje ndërtimi që të mos tolerohet asnjë shkelje e ligjit./tvklan.al