Princi Harry dhe Meghan Markle kanë krijuar sipërmarrjen e tyre të re, një iniciativë jofitimprurëse që ata e kanë quajtur Archewell. Çifti konfirmoi lajmin për Telegraph, por derisa të mbaroj pandemia nuk do të nisin punën e tyre.

“Përqendrimi ynë është në mbështetjen e përpjekjeve për të trajtuar pandeminë globale Covid-19“, ka thënë dyshja në një deklaratë. Rreth një muaj më parë çifti  depozitoi dokumentet në Amerikë për të vënë në jetë këtë organizatë.

Në fund të marsit ata kryen procedurat e fundit me Pallatin Mbretëror ku hoqën dorë përfundimisht nga titujt e tyre e për të jetuar në privatësi të plotë jashtë syrit mediatik.

Klan Plus