Një helikopter rus me tetë vetë në bord ka rënë në det në arkipelagun Arktiki i Norvegjisë, raporton

The Independent

.  

Shërbimi i shpëtimit për veriun e Norvegjisë tha se helikopteri ishte në fluturim nga Barentsburgu, Svalbard.

Svalbardi është më shumë se 800 km (500 milje) në veri të të Norvegjisë. Është i njohur për pamjet mahnitëse të maleve të mbuluara me borë, fjordet dhe akullnajat.

Shërbimi i shpëtimit tha se helikopteri u rrëzua 2 km deri në 3 km larg nga Barentsburg.

Zëdhënësi i shërbimit të shpëtimit Tore Hongset i tha agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB se nuk kishte marrë  sinjale emergjence nga helikopteri./tvklan.al