Helmimi i të paktën 300 qytetarëve në Krujë për shkaqe ende të panjohura ka sjellë është reagimin e Presidentit Ilir Meta, i cili bën thirrje për zbardhjen e shkakut dhe përgjegjësve. Kreu i shtetit thotë se kjo ngjarje e rëndë përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.

“Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia. Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!

Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, tha Meta./tvklan.al