Autoritetet amerikane kanë nisur hetimin për një grup të fshehtë në Facebook ku bëjnë pjesë oficerë të patrullimit në kufirin amerikan, pasi dyshohet se kanë bërë postime raciste dhe seksiste për emigrantët. BBC raporton se grupi sekret ka rreth 9500 anëtarë, përfshirë edhe ish-agjentë kafitarë.

Në disa postime që kanë bërë anëtarë të grupi privat në Facebook, tallen me vdekjen e emigrantëve në kufi. Shefja e patrullës kufitare amerikane i ka konsideruar këto postime “krejtësisht të papërshtatshme”. “Çdo punonjës që zbulohet se ka shkelur standardet tona të sjelljes do të mbajë përgjegjësi”, tha Carla Provost.

Grupi sekret në Facebook raportohet se quhet “I’m 10-50”. 10-50 ishte kodi i patrullës kufitare për “të huajt në paraburgim”. Pjesëtarët e grupit talleshin në postimet e tyre edhe me anëtarët latinë të Kongresit. Demokratet Alexandria Ocasio-Cortez dhe Veronica Escobar ishin në mesin e personave që talleshin dhe ofendoheshin.

Në një nga postimet në grupin privat në Facebook, ishte publikuar një fotomontazh që shfaqte kongresmenen Ocasio-Cortez duke kryer një akt seksual për Presidentin Donald Trump.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare ka nisur hetimet mbi grupin sekret në Facebook ku dyshohet se bëjnë pjesë agjentë të kufirit. /tvklan.al