Ishin me mijëra të rinjtë që u çmendën nga shfaqja e artistëve më të kërkuar të momentit, përfshi yllin mikpritës të festivalit Dua Lipa, e cila shijoi si publik këtë natë kolegët e saj të skenës shqiptare.

Për herë të parë pas 18 vitesh larg Kosovës, në skenën e festivalit që po mbahet këtë fundjavë në Prishtinë, performoi reperi nga Drenica, Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me kompaninë muzikorë të Jay Z.

Një tjetër emër kryesues i “Sunny Hill Festival”, Action Bronson apo Arjan Asllani elektrizoi atmosferën duke dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm.

Festivali që do të transmetohet ekskluzivisht në Tv Klan, rezervon në natën e tretë disa prej DJ-ve më të mirë të Kosovës dhe një performancë speciale nga mbreti i festivale elektronike, holandezi Martin Garrix.

Tv Klan