Në mbrëmjen e sotme “Histori me Zhurmues”, i autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, u fokusua në vitin 1964.

Niko Lula, ish-inxhinier në minierën e kromit në Rubik, rrëfeu mbi punën për nxjerrjen e këtij minerali kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, që përbënte edhe krenarinë kombëtare të industrisë nxjerrëse.

Kushtet e vështira të punës, kontributi i të burgosurve politikë në këtë minierë dhe zhgënjimet janë momentet kryesore ku ai u ndal gjatë këtij rrëfimi.

I ftuar sonte ishte edhe Vasil Kristo, një personazh i nxjerrë nga kronikat e kohës. I detyruar të ndërpresë  studimet në Poloni për shkak të prishjes  së marrëdhënieve me vendet e Europës Lindore, diplomohet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Filologjik, autor i hartës së parë ekonomike të Shqipërisë, pedagog pranë këtij fakulteti në degën e Histori-Gjeografisë.

Në intervistën e tij i bëri një homazh të gjithë punonjësve të gjeografisë dhe gjeodezisë shqiptare./tvklan.al