Dashi- Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat tuaja, pa u provokuar nga të tjerët. Kjo e martë parashikon mundësi të mira në vendin e punës.

Demi- Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për të vënë në zbatim strategji me vlerë, të cilat i keni përpunuar gjatë javëve të fundit. Do të jeni gati që të mbroni propozimet tuaja nga kritikat e kolegëve. Ndërsa në dashuri duhet të jeni më kurajoz dhe të mos hezitoni.

Binjakët- Ka ardhur momenti që të merrni më shumë përgjegjësi nga pikëpamja profesionale. Marrëveshje dhe bashkëpunime të reja, do ju lejojnë që të arrini një rritje të rëndësishme profesionale. Këshillohet që të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.

Gaforrja- Mundohuni të mos jeni shumë të nxituar dhe impulsiv në vendimet që duhet të merrni lidhur me çështjet e biznesit apo diskutime të vogla në familje. Kjo nuk është një ditë e thjeshtë, por tashmë është e rëndësishme që të jeni të përqendruar maksimalisht dhe të mos humbni durimin.

Luani- Në këtë moment është e rëndësishme që të ripërcaktoni objektiva të reja, të cilat duhen realizuar brenda fundit të vitit. Ky është një moment me rëndësi të posaçme, për të ndjekur ëndrrat tuaja, pasi parashikohen mundësi shumë të mira. Edhe dashuria do të shërbejë si burim i ri energjie.

Virgjëresha- Jeni sforcuar aq shumë, por pavarësisht kësaj ka ende gjëra për të zgjidhur. Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me veprimet financiare që do të bëni gjatë kësaj dite.

Peshorja- Nëse jeni beqar/e, ndoshta kjo është për shkak se jeni bërë shumë mbrojtës, por tani lëreni veten sepse kjo periudhë premton mirë. Në punë, është koha për të hedhur veten në sfida të reja.

Akrepi- Kjo ditë sjell me vete shumë tension në dashuri. Në punë, megjithatë, nga shtatori do të jeni më energjikë dhe gjithçka do të shkojë mirë!

Shigjetari- Në dashuri, dëshironi të kompensoni kohën e humbur, kurse tani doni ta lini veten të shkoni te pasioni. Në punë inkurajohen kontaktet dhe marrëveshjet e reja! Demonstroni vlerën tuaj të plotë.

Bricjapi- Emocione të bukura po vijnë, por është më mirë të mos humbisni kohë nëse ju pëlqen dikush: po të bëni një hap përpara? Në punë vijnë një energji të këndshme kurse kjo është një fazë rikuperimi!

Ujori- Është më mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe t’u kushtoni vëmendje fjalëve tuaja, sepse situata nuk është aq e qartë sa do të dëshironit. Në punë përpiquni të përballoni gjithçka me guxim edhe nëse ju duhet të nisni një projekt të ri!

Peshqit- Përpiquni t’i bëni gjërat që ju interesojnë më shumë sot dhe nesër, sepse në të ardhmen e afërt qielli nuk premton shumë në dashuri. Në punë do të filloni sërish nga gjysma e dytë e Shtatorit!