Dashi- Gjatë kësaj dite në fund të gushtit do të ndiheni plot energji dhe vendosmëri, edhe pse mund t’ju duhet të përballeni me disa pengesa që do të kërkojnë durim dhe reflektim. Për sa i përket punës, përpiquni të mos lejoni që situatat stresuese t’ju pushtojnë.

Demi- Po çoni përpara disa projekte mjaft interesante, të cilat ju lejojnë që të rizgjoni krijimtarinë tuaj. Gjithë këta stimuj do të jenë të domosdoshëm për të shfrytëzuar më mirë këtë moment si trampolinë. Kujdes në dashuri.

Binjakët- Jeni veçanërisht komunikues, cilësi që do t’ju lejojnë të zgjidhni keqkuptimet e vogla dhe të çoni përpara projektet në pritje. Për sa i përket punës, përfitoni nga kjo ditë për të rregulluar aktivitetet tuaja dhe për të sqaruar çdo problem me kolegët.

Gaforrja- Kjo ditë do të jetë mjaft interesante dhe e pasur me mundësi të shumta profesionale interesante, për karrierën tuaj aktuale. Mos lejoni që të ndikoheni nga kritikat e të tjerëve lidhur me sferën e ndjenjave, pasi përgjigje të mira janë fare pranë.

Luani- Keni qenë gjithmonë pëlqyes të sfidave dhe sidomos tani që jeni gati për të përshkruar një rrugëtim interesant, i cili mund të ndryshojë totalisht rutinën truaj. Në raport me partnerin/en, nuk duhet të jeni shumë kritikë.

Virgjëresha- Do të thirreni për të menaxhuar çështje praktike që do të kërkojnë super vëmendje dhe saktësi! Për sa i përket punës, përpikëria juaj do të vlerësohet, prandaj thjesht përpiquni të mos jeni shumë kritikë ndaj vetes apo të tjerëve.

Peshorja- Kjo ditë do të jetë mjaft relaksuese dhe do ju lejojë që të largoni të gjitha ndikimet negative të javëve të fundit, të cilat jua kanë stresuar pa masë. Në dashuri parashikohet rikthim pasioni dhe zgjim interesash.

Akrepi- Intuita do t’ju ndihmojë të kuptoni shpejt situatat komplekse si në punë ashtu edhe në jetën private është koha të guxoni. Aftësia juaj analitike do të jetë e dobishme për të zgjidhur çdo problem apo keqkuptim me partnerin.

Shigjetari- Parashikohen disa fitore të rëndësishme në vendin e punës, ku marrja e përgjegjësive të reja, do ju lejojë që të arrini një rol, të cilin e keni synuar prej kohësh. Në dashuri, mos u tregoni të largët.

Bricjapi- Duhet të përballeni me disa përgjegjësi që nuk mund të shtyhen sërish. Për sa i përket punës, mund të jetë një ditë e ngarkuar, por me vendosmërinë tuaj do të arrini të kapërceni çdo pengesë.

Ujori- Ka disa investime, të cilat duhet të mundoheni që t’i mbani nën kontroll. Kjo ditë ju fton që të reagoni më shumë dhe të rifuteni në lojë, sidomos sa i takon çështjeve të biznesit.

Peshqit- Këtë të enjte do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje tensioneve të mundshme në marrëdhëniet me të tjerët. Një nga intuitat tuaja do të jetë veçanërisht e mprehtë. Edhe nëse financat ju duken të qëndrueshme, këshillohet që të mos shpenzoni tepër.