Dashi-Sot është një ditë e mbarë për ju. Mund t’i impresiononi personat që ju rrethojnë me botën tuaj shpirtërore ndërsa do të jeni në gjendje të tregoni zgjidhje të reja për disa probleme në punë. Nuk keni nevojë për vëmendje. Në vend të kësaj, njerëzit do të kërkojnë tek ju ndihmë dhe mbështetje.

Demi-Projektet e mëdha kërkojnë punë në grup. Bashkimi me një person të talentuar do t’ju ndihmojë për t’u përballur me disa objektiva. Të dy do të shkoni mirë së bashku dhe mund të bëheni edhe partnerë të mirë në biznes. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe situata ka për t’u përmirësuar.

Binjakët-Sot është një ditë e mirë për njerëzit krijues. Aftësitë dhe puna juaj do të vlerësohet. Nëse jeni studentë sugjerohet që të bëni provimet që keni frikë. Në planin financiar do jeni me fat dhe jo vetëm që do kryeni të gjitha shpenzimet e menduara, por do të ndihmoni edhe familjarët.

Gaforrja-Sot dita mund të kalojë me çështje që lidhen me veshjet apo produktet kozmetike. Merrini gjërat si t’ju vijnë pa kërkuar patjetër ndryshime. Beqarët më në fund do kenë mundësi për të filluar diçka serioze. Financat rrezikohen nga shpenzimet e tepërta.

Luani-Ka mundësi që të keni disa probleme të vogla sot juve që jeni në një lidhje. Ngulni këmbë që të bëhet gjithmonë ajo që thoni ju dhe nuk do t’i merrni parasysh opinionet e partnerit. Kjo gjë do të ndezë debate në çdo moment. Megjithatë, mendimet pozitive janë fuqia juaj e vërtetë, prandaj duhet të luani me to.

Virgjëresha-Sot është dita e duhur që të plotësoni planet dhe përmbushni premtimet që i keni bërë vetes. Koha është në favorin tuaj për t’u çlodhur dhe për të kaluar mirë me miqtë. Kështu që sigurohuni që të planifikoni aktivitete sociale në mbrëmje.

Peshorja-Bëni kujdes se çfarë thoni sot. Fjalët duhet t’i peshoni para se t’i nxirrni nga goja. Mundohuni të flisni për vete ose për personin që keni përballë, duke shmangur diskutimin për persona të tretë. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato.

Akrepi-Asgjë nuk ka për të qenë ndryshe nga një ditë më parë për ju që jeni në një lidhje. Hera-herës do të keni edhe debate të vogla, ndaj kjo ditë mund të jetë disi e çuditshme. Ngjarje, të cilat ju nuk i prisnit, priten që të ndodhin. Është e rëndësishme që të kuptoni energjinë planetare dhe drejtimin se ku ju shtyn ajo.

Shigjetari-Ka shumë mundësi që të përjetoni një eksperiencë të keqe sot. Nuk është domosdoshmërish e keqe, por me shumë mundësi do t’ju bëjë të ndiheni keq. Mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Por është më e rëndësishme të vini përpara kërkesat emocionale të të tjerëve dhe jo tuajat.

Bricjapi-Monotonia nuk është gjëja juaj. Ndoshta është koha e duhur për të filluar palestrën. Mund të keni njohje të reja në punë. Por mbi të gjitha dita ju rezervon një situatë të lehtë dhe pozitive. Në planin financiar do jeni dinamikë dhe të organizuar prandaj nuk do ta keni aspak të vështirë të kryeni të gjitha shpenzimet e planifikuara.

Ujori-Do të jeni plot energji sot. Telefononi miqtë dhe bëhuni gati për të festuar. Jeta është e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar në maksimum çdo moment. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Buxheti nuk do të stabilizohet edhe për disa kohë, kështu që bëni kujdes.

Peshqit-Sot do të jeni plot vetëbesim dhe të lumtur. Kjo do të duket edhe nga gjuha e trupit. Njerëzit do t’iu shikojnë kudo që do të shkoni sot dhe do të lini mbresa. Takimet e rëndësishme të biznesit do të shkojnë mirë. Buxhetin nuk do të arrini dot ta kontrolloni, kështu kërkoni ndihmë nga specialistët./tvklan.al