Dashi-Është një nga ato ditët kur juve ju duket sikur do të bllokoheni. Në të vërtetë do të keni pak ide në numër, por ato do të jenë të qarta dhe efikase.

Demi-Gjërat po lëvizin në favorin tuaj. Fakti që jeni të disiplinuar, kombinuar edhe me pak fat ka për t’ju nxjerrë faqebardhë. Angazhohuni në biseda të ndryshme dhe kujtoni që jeta nuk është edhe aq e vështirë.

Binjakët-Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton Mërkuri, për t’u ndjerë të mbrojtur dhe për t’u vënë në pozita pune.

Gaforrja-Gjërat po bëhen dramatike. Është i nevojshëm ndryshimi në mënyrë që të rriteni. Nëse ekziston presioni në disa fusha të caktuara, mos e luftoni. Mendoni të bëni një rrugë tjetër.

Luani-Të shumta janë perspektivat të cilat ju hapen në të gjitha fushat e jetës, duke ju bërë më të lirë, më të vendosur dhe të sigurt në zgjedhjet tuaja. Duhet të dini të përfitoni. Shëndeti shumë i mirë.

Virgjëresha-Përfitoni nga ky rast për t’i dhënë frymëzim fantazisë tuaj. Mbase jo gjithmonë gjërat duhet të shkojnë në një rend të paracaktuar. Është koha t’i kushtoni më shumë vëmendje familjes dhe njerëzve tuaj të zemrës.

Peshorja-Dita e sotme mund t’ju rezervojë disa pakënaqësi në anën profesionale. Do të jetë Hëna ajo që do të ndihmojë për ta zgjidhur këtë problem si dhe për t’ju mbështetur nga ana financiare. Udhëtime të këndshme ju presin. Do të ketë të reja nëse zemra juaj është e lirë.

Akrepi-Sot është e nevojshme që të bashkoni forcat me ata që ju rrethojnë dhe të çoni në fund një projekt që po e mbani peng prej disa ditësh. Sa më parë të mbaroni me të, aq më parë do të mund të fokusoheni në çështje të tjerë të rëndësishme që do t’ju dalin para.

Shigjetari-Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Jo vetëm që do kaloni momente të lumtura por do merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme. Financat do të vazhdojnë të jenë të mbrojtura. Bëni edhe ndonjë investim të rëndësishëm.

Bricjapi-Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni në përgjithësi dita pritet të jetë e qetë, ndërsa mbrëmja mund të sjellë momente pasioni.

Ujori-Gjërat nuk janë edhe aq të lehta. Duhet të lëvizni nga zona e rehatisë që të rriteni. Mos hezitoni të shkoni drejt të panjohurës. Mund të arrini gjëra të mëdha nëse arrini të balanconi disa gjëra tek vetja.

Peshqit-Parandjenjat tuaja të herë pas hershme nuk janë të kota, por kësaj radhe duhet të bëni kujdes. Jini të vëmendshëm dhe çdo gjë do të shkojë në rregull. Ka ardhur koha të merrni pushimet dhe të qëndroni më gjatë me partnerin./tvklan.al