Dashi-Është koha e përkryer për të planifikuar një surprizë romantike për partnerin tuaj. Energjia dhe vendosmëria juaj do të jenë në krye të frontit të punës. Bëhuni gati për të demonstruar aftësitë tuaja dhe për të kapur mundësi interesante. Paratë mund të luhaten pak duke sjellë disa financa të paparashikuara. Megjithatë, me pak kujdes dhe planifikim.

Demi-Jini luftarakë dhe mos kini frikë që të mbroni mendimet dhe idetë tuaja, pasi vetëm duke u treguar të vendosur dhe autoritarë do të arrini të motivoni kolegët tuaj që të ndjekin nismat tuaja.

Binjakët-Dita e sotme është e mbushur me dashuri dhe gëzim. Parashikohet një ditë e bukur për ata që ndodhen në një marrëdhënie. Ata që janë të shqetësuar për çështjet financiare do të kenë burimet e të ardhurave në kohën e duhur.

Gaforrja-Jeni gjithnjë kuriozë dhe mundoheni që të mësoni gjëra të reja për interesa të ndryshme. Sot do të dëshironi që të kërkoni për një subjekt të caktuar, por nuk do mund të gjeni informacion të mjaftueshëm. Mos u shqetësoni, shpenzojeni kohën me gjëra të tjera pozitive.

Luani-Kjo javë do ju gjejë mjaft romantik dhe të gatshëm në dashuri dhe kjo në sajë të konfirmimeve që keni marrë së fundmi nga ana e një personi, të cilin e keni përzemër. Në vendin e punës jini më bashkëpunues, pasi intuita juaj do të rezultojë fituese.

Virgjëresha-Një fuqi e brendshme do ju japë ndjesinë se keni fuqinë të luani edhe malet. Nëse jeni marrë me gjëra që të tjerët mendojnë se janë të pamundura, kjo është dita të merreni me to. Karriera është e rëndësishme, por mund të ecni para edhe në romancë dhe projekte kreative.

Peshorja-Ndikimi i Hënës dhe i Uranit në shenjën tuaj sot do t’ju krijojnë vetëm rrëmujë si në shtëpi ashtu edhe në zemër e mendje. Do të jeni gati të hiqni dorë nga një udhëtim edhe pse tanimë e keni prerë biletën.

Akrepi-Mund të ndiheni më të fokusuar në jetën tuaj personale. Megjithatë, përpiquni të gjeni kohë për të kaluar me partnerin tuaj dhe për të forcuar lidhjen mes jush. Komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të jetë çelësi. Është një kohë e mirë për të investuar në rritjen tuaj profesionale dhe për të trajtuar detyra që kërkojnë vëmendje në detaje. Konsideroni me kujdes zgjedhjet tuaja financiare dhe planifikoni për të ardhmen me mençuri.

Shigjetari-Shmangni debatet e kota në vendin e punës, sidomos nëse jeni në kërkim të marrëveshjeve të reja, të cilat do ju lejojnë të shprehni më mirë krijimtarinë dhe talentin tuaj. Për të rigjetur ekuilibrin në raportin tuaj, duhet të jeni të gatshëm që të pranoni disa kompromise.

Bricjapi-Këto ditë ke vendosur të kursesh, por mos e tepro sa për të dalë jashtë stilit tënd të zakonshëm të jetës. Do të kesh një tundim të fortë për të konsumuar ushqime të ëmbla, por plotësoje në mënyrë të moderuar. Në aspektin dashuror, dëshiron të njohësh dikë që të bën të ndihesh i veçantë.

Ujori-Sot duket sikur janë bllokuar idetë krijuese. Duhet që të përfundoni disa punë, por krijimtaria ka “ikur me pushime”. Sa i përket dashurisë, yjet parashikojnë që të përjetoni ndjenja të forta.

Peshqit-Mos lejoni që ankthi dhe nervozizmi juaj në dashuri të përcillet edhe në raporte të tjera delikate, pasi mund të ushqejë tensione shumë të mëdha. Kjo e mërkurë nxjerr në pah guximin në vendin tuaj të punës./tvklan.al