Dashi – Jini vetvetja dhe gjithçka do të vihet në vend. Qëndroni të qetë dhe të fortë. Do të mund të përfundoni punët e lëna pezull. Kushtojini kujdes vetes suaj. Mund të zhvilloni një aktivitet shoqëror.

Demi – Do të shihni sukses nga veprimtaritë tuaja sot. Familja do ju mbështesë. Çështjet pezull do të zgjidhen. Dikush mund të mos i kuptojë mendimet tuaja dhe do të debatojë, injorojeni. Shijoni kohën e lirë me partnerin tuaj.

Binjakët – Kujdesuni për shëndetin dhe përfshihuni në disa aktivitete fizike. Mos u përfshini në punët e të tjerëve. Bëni diçka të këndshme dhe krijuese sot. Do të kaloni një ditë të këndshme me familjen. Komunikoni me partnerin dhe zgjidhni çdo gjë të lënë pezull.

Gaforrja – Do të kaloni një ditë relaksuese. Argëtohuni dhe kaloni kohë me familjen tuaj. Mund të bëni një udhëtim të shkurtër. Punoni me përmirësimin e personalitetit.  Do t kaloni bukur me partnerin.

Luani – Sot është dita e familjes. Do të rrethoheni nga njerëzit tuaj të dashur. Mund të dilni me motrën ose vëllain. Do të jetë një ditë emocionuese sepse do të argëtoheni shumë.

Virgjëresha – Vetëbesimi dhe zgjuarsia juaj do të shpërblehen sot. Mund të mbyllni një marrëveshje të madhe ose të njihni dikë me shumë rëndësi. Shijojini shpërblimet dhe dilni që ta festoni. Kërkoni këshilla nga njerëzit me përvojë. Në aspektin romantik, duket një ditë e ëmbël.

Peshorja – Do të ndiheni pozitivë sot. Do të klaoni kohën me familjen e miqtë. Kaloni kohë me njerëz të mençur dhe mësoni prej tyre. Është një ditë që do të merreni me veten dhe pamjen e jashtme.

Akrepi – Natyra juaj joshëse do t’ju bëjë një yll sot. Detyrat e lëna përgjysmë do të përmbushen dhe mund të merrni një shpërblim. Familja mund të ketë nevojë për këshillën tuaj sot. Partneri mund të ndihet i stresuar kështu që përpiquni ta dëgjoni.

Shigjetari – Do të keni një ditë të zënë. Por përpjekjet tuaja do të japin fryte. Mund të njiheni me disa njerëz me influencë. Dikush mund t’ju kërkojë këshilla, ndërsa partneri do të bëjë diçka të veçantë për ju.

Bricjapi – Përpjekjet tuaja do të vlerësohen në punë. Familja juaj do të jetë në humor për të festuar ndaj bashkojuni. Do të mund të gjeni pak kohë për veten.

Ujori – Tregoni kujdes për shëndetin tuaj. Mund të njihni dikë që do ju lërë mbresa afatgjata. Do të merrni pjesë në një takim të ëmbël sot. Është një ditë që mund të kaloni orë të bukura me partnerin.

Peshqit – Do të rrethoheni nga dashuria e mbështetja. Shijojeni ditën, familja juaj do ta bëjë edhe më të bukur. Mos lejoni negativitetin t’ju prishë humorin. Nëse partneri nuk është mirë me humorin, flisni dhe bëjini të ndihen më mirë./tvklan.al