Dashi- Nëse mendoni se është koha për të ndryshuar ritmin e jetës stuaj, ajo që duhet të bëni është të kuptoni se çfarë duhet të ndryshoni. Nëse jeni një shtëpiake apo pjesën më të madhe të kohës e kaloni në shtëpi, atëherë ndryshoni mobiljet. Kjo do ta bëjë ambientin të duket si i ri.

Demi- Është momenti të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik. Mos e sforconi veten nëse ndiheni të lodhur. Merrni një ditë pushim nëse ndiheni të lodhur. Kjo mund të parandalojë sëmundje më serioze dhe do të rrisë sistemin tuaj imunitar.

Binjakët- Do të jetë një ditë mjaft konfuze, ku ata që janë vetëm duhet të guxojnë më shumë. Në punë do të jeni të paduruar, kjo për shkak të ndikimit të Mërkurit.

Gaforrja- Do të jetë dita ideale për të vendosur disa synime dhe për të rishikuar ekzistueset. Nëse nuk keni një listë pune, është koha për të bërë një të tillë. Jepini përparësi kësaj liste për të përmbushur qëllimet tuaja.

Luani- Për ata që janë në çift dielli do të lëshojë rreze të ngrohta sot. Do të jeni më të logjikshëm dhe do të merreni vesh me qetësi me personin që keni në krah dhe kjo do ju japë mundësinë edhe për të diskutuar për të ardhmen.

Virgjëresha- Yjet parashikojnë një ditë të tensionuar sot, e cila mund të shkaktojë ndryshime rrënjësore në jetën tuaj në çift. Jeni të shpërqendruar dhe kjo nuk do t’ju lejojë të arrini aty ku doni.

Peshorja- Hëna do të ketë ndikim negativ në shenjën tuaj. Në aspektin profesionale ka diçka që kërkon sqarim. Ndonjë problem i vogël do të shfaqet para jush, ndaj bëni kujdes deri sa ta zgjidhni.

Akrepi- Do të jetë një ditë e zymtë sot për të lindurit e kësaj shenje. Do të gjendeni përballë një situate ku ka vetëm dy alternativa. Do të duhet të merrni një vendim. Gjithsesi, do t’ia dilni me sukses dhe situata financiare do të stabilizohet.

Shigjetari- Do të jeni energjikë në dashuri gjatë ditës së sotme. Venusi do të ketë ndikim tranzit pozitiv. Situata do të jetë mjaft e favorshme edhe në punë, ndonëse do të ketë momente nervozizmi.

Bricjapi- Flisni me miqtë tuaj më të mirë sot. Nëse keni nevojë për mbështetje, mos lejoni që krenaria t’ju pengojnë në marrjen e ndihmës për të cilën keni nevojë. Nëse keni bërë një gabim, mos ndëshkoni veten. Të gjithë bëjnë gabime.

Ujori- Do të përballeni me një zhgënjm të kohëve të fundit. Kush provon që të korrë sukses do të përballet edhe me ndëshkimet. Por mos u dorëzoni, provojeni përsëri. Gjërat kanë për të funksionuar.

Peshqit- Jeta juaj në çift do të jetë edhe sot nën rutinën e përditshmërisë. Mos kini frikë të ndani mendimet tuaja me partnerin/en. Ndërkohë, lajme të mira do të keni edhe në aspektin financiar. /tvklan.al