Dashi- Sot do të përballeni me të dashurin tuaj. Pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo në fillimet e një të tille do të joshni partnerin tuaj. është koha që sharmit tuaj natural t’i shtoni një aromë të re joshëse, një veshje tërëheqëse apo një prerje  flokësh të re. Ndryshimi i pamjes suaj bën ndryshime më të thella nga se e mendoni. 

Demi- Sot do e ndieni kënaqësinë më të madhe përmes aktiviteteve të  zhvilluara me të tjerët,  kështu që ju duhet të merrni iniciativën dhe të propozoni diçka që ju dhe miqtë tuaj mund të bëni së bashku. Jini krijues dhe mendoni për diçka të pazakontë, ndoshta një aktivitet në natyrë si kalërimi, shëtitje ose një shëtitje në një park zbavitës. Miqtë tuaj do ta vlerësojnë mendimin.

Binjakët- Sot do të jeni personi i cili do i ndryshojë ditën miqëve dhe familjarëve. Është në dorën tuaj të motivoni njerëzit që të kënaqen. Tregojuni atyre entuziasmin tuaj për jetën pasi çdokush do ishte jazshtëzakonisht me fat të ishte në vendin tuaj sot. Bota juaj është plot gëzim, kreativitet dhe të qeshura. Ju jeni një frymëzim i vërtet për njerëzit përreth jush.

Gaforrja- Nëse nuk mund të ushqeni prirjet tuaja artistike në punën që bëni, sot është një ditë e mirë për të krijuar një ekuilibër më të mirë dhe për t’i bërë ditët tuaja më të kënaqshme. Arti nuk është vetëm për artistët. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të merrni iniciativën për të krijuar diçka dhe do të shihni sa mirë do ndiheni. A keni menduar ndonjëherë të shkruani një libër për fëmijë? Kjo është një ide, duke marrë parasysh aspektet planetare.

Luani- Pavarësisht nga gjinia juaj, duhet të tregoni pak më shumë burrëri në marrëdhëniet dhe veprimet tuaja. Nëse jeni të dominuar nga emocionet tuaja, dita mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ju. Mbroni veten nga ankthet tuaja duke folur për gjërat me një mik ose dikë tjetër afër jush. Kjo do të ndihmojë që të ndiheni më pak në presion, sigurisht nëse personi tjetër do dijë të jetë diskret.

Virgjëresha- Sot mund të ndiheni shumë më energjikë pas një dite të lodhshme. Kur ndihesh mirë, gjithçka është në rregull. Po ndiheni sërish të motivuar që të zbrisni dhe të merreni me punën që ju pret. Nëse keni kohë për të bërë disa telefonata, mos kini frikë të kërkoni perspektiva të reja, sepse dita e sotme premton disa partneritete shumë të dobishme në jetën tuaj profesionale apo edhe shpirtërore.

Peshorja- Mund të jetë e vështirë t’i bëni njerëzit t’ju dëgjojnë për momentin. Njerëzit rreth jush madje mund të mërziten kur dëgjojnë të gjitha idetë tuaja të reja. Yjet ju shtyjnë të ndryshoni taktikat tuaja përpara se të doni të tjetërsoni të tjerët. Ju nuk do të arrini askund nëse nuk jeni më të zgjuar për t’i përhapur idetë tuaja.

Akrepi- Mund të mos jeni kujdesur shumë për veten kohët e fundit. Aspektet planetare po ju inkurajojnë që të jeni pak më të disiplinuar në stilin e jetës tuaj. Mos e teproni, mos pini shumë kafe dhe përpiquni të hani vakte më të lehta. Çdo gjë që bëni për veten tuaj sot mund të ketë efekte shumë të shpejta dhe të shëndetshme. Mendoni për këtë kur shkoni për vrap në drekë ose shkoni në shtrat herët sonte.

Shigjetari- Planetet ju thonë se duhettë kujdeseni më shumë për veten. Duhet të qetësoheni,  të lejoni të tjerët të kujdesen për ju, mbyllni sytë dhe ëndërroni. Lërini për pak detyrat tuaja ju duhet qetësi dhe paqe, qetësohuni dhe lërini pas shqetësimet tuaja. Nuk ju duhet të veproni thjesht relaksohuni.

Bricjapi- Kjo është një fazë intensive e modifikimit të brendshëm si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Mos hezitoni të mbyllni frigoriferin si edhe të shmangni dyqanet tuaja të preferuara. Duhet të ushtroni pak më shumë vetëkontroll sa i përket të ngrënit apo shpenzimeve nëse dëshironi të jeni në formë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Ujori- Periudha në të cilën ishtit deri tani, po merr fund. Nëse ishit i pakënaqur me disa aspekte të karrierës këto muajt e fundit mos prit më shumë për të bërë diçka për të. Gjërat nuk bëhen më mirë vetë.  Duhet të shikosh çfarë duhet të ndryshosh për të arritur qëllimet dhe synimet e tua. Kjo do të jet një ditë perfekte për “t’u ngritur”  nëse ndien se e meriton.

Peshqit- Mund të ndjeni një nevojë të papritur dhe urgjente për të parë nga afër situatën tuaj financiare, veshjet, dollapët ose makinën. Rendisni gjërat që duhet të bëni për t’i rregulluar ato gjatë ditëve të ardhshme. Ju do të kaloni ditën tuaj duke marrë inventar në jetën tuaj. Pse jo? Është e rëndësishme që herë pas here t’i hedhim një vështrim vërtet të mirë realitetit./tvklan.al