Shënohen 92 raste të reja me koronavirus në 24 orë

Katër persona të tjerë nuk kanë arritur ta fitojnë dot betejën me koronavirusin duke e çuar në 154 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin e saj për 24 orët e fundit bëri të ditur se mes viktimave është edhe 31-vjeçar nga Tirana, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Fatkeqësisht, virusei i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31-vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69-vjeçar nga Shkodra, një 76-vjeçare nga Fieri dhe një 85-vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID”.

Listës së të infektuarve i janë shtuar edhe 92 persona pozitive, duke e çuar numrin total të personave aktivë në  2160.

Sinkron 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Shtrimet në spital vijojnë të mbeten të larta.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 53 qytetarë. Që  prej fillimit të  epidemisë 2883persona  rezultojnë negativ dhe të shëruar nga virusi.

Tv Klan