Një burrë gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte në plazhin e Vlorës. Burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një 72-vjeçar me iniciale F.H nga Tirana.

Ai ndodhej së bashku me bashkëshorten e tij në bregdetin e Plazhit të Ri, kur rreth orës 09:40 është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë. 72-vjeçari u nis me urgjencë drejt spitalit, por humbi jetën gjatë rrugës.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave./tvklan.al