Të hënën kërkesa parashtrohet në tryezën e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel

Në prag të mbledhjes së ministrave të jashtëm evropianë ku do të diskutohet e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó deklaroi nga Mali i Zi se negocaiatat me Tiranën e Shkupin duhen hapur pa vonesë.  Ajo që po ndodh në Bruksel dhe disa vende të Evropës Perëndimore në drejtim të zgjerimit bie ndesh me interesat tona,” tha kryediplomati hungarez.

Ne e dimë shumë mirë se sa e dëmshme për rajonin do të ishte shtyrja e vendimit për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare  e negociatave me të dyja vendet.  Shqipëria është vend kandidat për shumë vite tashmë dhe ne nuk shohim arsye për të mos u marrë një vendim pozitiv. Nuk duhet të lëmë në hije Shqipërinë, sepse ne respektojmë hapat që janë arritur nga vendi lidhur me procesin e Vetting-ut dhe hapat e tjerë të ndërmarrë që janë vlerësuar në progres-raportin e Komisionit Europian”, u shpreh Szijjártó.

Sipas tij, përpjekjet e skeptikëve për të ngadalësuar procesin e pranimit nuk i shërbejnë interesave të Bashkimit Evropian. Szijjártó këmbënguli se gjatë viteve të fundit Bashkimi Evropian ka humbur një pjesë të ndikimit të tij ekonomik dhe politik, duke shtuar se Brexit mund të kundërpeshohet vetëm nga zgjerimi sa më shpejt të jetë e mundur i familjes evropiane me gjashtë shtetet ballkanike.

Ne do t’i kërkojmë të hënën Brukselit dhe miqve tanë evropianë perëndimorë të mos pengojnë zgjerimin dhe të mos shpikin arsye për shpjegimin e përparimit të ngadaltë në bisedimet e pranimit”, tha Szijjártó në konferencën e shtypit krah homologut malazez.

Për qeverinë hungareze krahas hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,  Mali i Zi ashtu edhe Serbia meritojnë të pranohen në BE përpara se të mbarojë mandati i Komisionit aktual Evropian në fund të 2024.

Klan News