Hysaj i rëndësishëm për Napolin

Hysaj i rëndësishëm për Napolin

21:22 04/09/2019

Ancelotti e përfshin në listën Champions

UEFA ka publikuar listat e lojtarëve që do të marrin pjesë në Champions në fazën e grupeve. Elseid Hysaj ka marrë një tjetër mundësi nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili e ka përfshirë në grupin e futbollistëve të gatshëm për ndeshjet në Ligën e Kampioneve.

Hysaj ishte shumë pranë largimit nga Napoli, pasi trajneri nuk e konsideronte si lojtar kyç në skemat e tij. Tashmë mesa duket shkodrani e ka vendin e tij, edhe pse ndoshta jo titullar. Tashmë topi është në fushën e Hysajt, i cili me punën e tij do të duhet ta bindë dhe ta detyrojë Ancelottin t’i bëjë vend në formacion.

Edhe Lazio ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për Europa League, ku nuk mungon portieri Thomas Strakosha. Në arenën ndërkombëtare me shumë gjasa do të jenë të angazhuar edhe Berat Gjimshiti me Atalantën, Bekim Balaj me Sturm Graz dhe Taulant Xhaka me Baselin.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT