Hysaj infektohet me Covid, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë

Hysaj infektohet me Covid, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë

20:55 17/11/2020

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, është infektuar me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për shkak të infektimit me koronavirus, Hysaj nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Elseid Hysaj u konfirmua pozitiv me covid mbrëmjen e sotme dhe është karantinuar sipas rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore.

Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot, kanë rezultuar negativë. /tvklan.al





Të ngjashme