I bëjnë dhuratë BMW për ditëlindjen, e hedh në lumë (Video)

I bëjnë dhuratë BMW për ditëlindjen, e hedh në lumë (Video)

18:28 10/08/2019

Dhuratat i pranon edhe Mbreti, thotë një shprehje e urtë popullore. Por ky nuk është rasti i një të riu, i cili për ditëlindjen edhe pse mori një dhuratë të shtrenjtë, e refuzoi.

Prindërit i kishin blerë një makinë të re tip BMW, por kjo dhuratë e tërboi fare djaloshin nga India. Ai priste që të merrte për dhuratë një makinë tip Jaguar. Nga inati, makinën BMW e hodhi në lumë. Më pas, e filmoi automjetin teksa e merrte rrjedha.

Makina u ndal më pas në mes të lumit. I penduar për veprimin që bëri, i riu që thuhet se është djali i një pronari lokali, u përpoq të nxirrte BMW-në nga lumi me ndihmën edhe të disa banorëve vendas. Mediat lokale raportojnë se policia nisi hetimin për këtë ngjarje.

Makinat tip BMW në Indi kushtojnë rreth 41.000-50.000 Dollarë, ndërsa mjetet Jaguar kanë një vlerë më të lartë. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT