I dënuar në Itali për prostitucion, kapet në Vlorë 37-vjeçari


I dënuar në Itali për prostitucion, kapet në Vlorë 37-vjeçari

08:49 27/05/2020

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Vlorës pas lokalizimit të tij në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Në pranga ka rënë Ergust Dumitru, i cili emrin e mëparshëm e ka pasur Ergust Bubeqi.

Në vitin 2018, ai është dënuar me 9 vite e 10 muaj burgim nga Gjykata e Apelit Aquila në Itali për disa vepra penale. Ai është dënuar për shfrytëzim prostitucioni, trafik narkotikësh dhe vjedhje me dhunë.

Ergus Dumitru, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës Janar-Qershor 2007. Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë. /tvklan.al




Të ngjashme