I ndërrohet lëkura njësoj si e gjarprit, sëmundja e rrallë prek 12-vjeçarin në Indi

I ndërrohet lëkura njësoj si e gjarprit, sëmundja e rrallë prek 12-vjeçarin në Indi

20:15 25/01/2023

Një djalë i vogël  vuan nga një sindromë e rrallë e lëkurës që e bën të duket si me luspa gjarpri. Namith oif Trivandrum ka lamellar ichthyosis, e cila prek 1 një 300.000 fëmijë, raporton “The Mirror”.

Lëkura e 12-vjeçarit rritet shumë shpejt, thahet dhe më pas bie e përveç kësaj, ka edhe trajta luspash. Djaloshi thotë se kur temperaturat rriten, përjeton më shumë dhimbje dhe lëkura e tij irritohet më shumë se zakonisht.

Namith, i cili jeton në Kerala, Indi është lindur me këtë sindromë dhe është i vetmi në familjen e tij që e ka. Ai ka edhe një vëlla të vogël, i cili është krejtësisht normal.

Gjendja e vështirë shëndetësore nuk e ka ndaluar 12-vjeçarin të bëjë një jetë aktive, t’i përkushtohet mësimeve,karatesë dhe këngës, e cila është pasioni i tij më i madh.

Njerëzit që kanë këtë sëmundje duhet të bëjnë dush vazhdimisht gjatë ditës dhe të vendosin sasi të mëdha hidratuesi për të lehtësuar dhimbjet. Deri më tani nuk ka asnjë kurë për të.

Rasti i Namith nuk është i vetmi i raportuar në Indi. Një tjetër fëmijë, Jaganath vuan nga e njëjta sëmundje, por rasti i tij është edhe më i rëndë pasi lëkura rritet brenda 4-6 javësh. Ai detyrohet të lahet çdo orë dhe të mbulohet i tëri në kremra  hidratues. Foto të tij tregojnë lëkurën e tharë plotësisht dhe që krijon luspa, ndërsa fëmija detyrohet të mbajë edhe bastun për të mundur të lëvizë.








Të ngjashme