Vetëm 1 ditë pas transmetimit të premierës së spektaklit “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, shifrat kanë treguar se publiku ka bërë zgjedhjen e tij.

Sipas YouTube, “Zemër Luana” është kthyer në trend ngado, në shumë shtete. Spektakli ka pushtuar vëmendjen e Maqedonisë së Veriut duke rrëmbyer vendin e #1 dhe duke lënë pas emisione dhe hit-e të famshëm nga shteti fqinj.

Mirëpo sukseset e “Zemër Luana” nuk përfundojnë me kaq, spektakli ka rrëmbyer vendin e #1 më të shikuar e kërkuar në Shqipëri në YouTube, duke arritur mbi 700,000 shikime në një ditë. Vlen të thuhet se këtë rekord e ka thyer vetëm “Zemër Luana” dhe për këtë sukses nuk mund të mos reagonte edhe vetë autorja e mirënjohur.

“Faleminderit” është pak për ju…”, shprehet Luana Vjollca në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Mbrëmjen e së dielës nuk mund të mos mungonte humori me kapitenë të skuadrave Bes Kallakun dhe Olsi Bylykun.

Ky spektakël në natën e parë solli në ekran dy emra të njohur të muzikës, Butrint Imerin dhe Don Xhonin, të cilët folën ekskluzivisht për Luana Vjollcën për projektet e tyre muzikore.
Në këtë natë të parë nuk mungoi as muzika popullore shqiptare e sjellë për publikun në sallë dhe teleshikuesit nga këngëtari Gena./tvklan.al