Një person është plagosur me një thikë këtë të hënë. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku policia ka njoftuar se i plagosuri është paraqitur në Qendrën Shëndetësore rreth orës 13:00 për të kërkuar ndihmë mjekësore.

I lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Ky person mbetet ende i paidentifikuar ndërsa policia dyshon se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al