Në këtë sezon të ri, programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan do të ketë “kompozitorin” e tij. Drejtuesi i emisionit, Aldon Lipe prezanton Ledionin, një 33-vjeçar nga Bilishti që duket se ka një talent krejt të veçantë. Ai thotë se është marrë që në moshë të vogël me muzikë dhe prej disa vitesh është angazhuar plotësisht me të.

Veç muzikës, kohën e tij të lirë Ledioni ia kushton TikTok-ut. Ai thotë se është një personazh i njohur aty dhe kjo madje  i ka sjellë edhe famë  në fshatin e tij.

Aldo: Ledion, çfarë moshe  ke ti?

Ledion: 33.

Aldo: Beqar, i fejuar, i martuar? Kemi ndonjë gjë në terezi apo hiç?

Ledion: Jo, jo, fare.

Aldo: Ende. A mund të jetë dalja jote njëkohësisht edhe si një lloj prezantimi që një vajzë bukuroshe t’i hedhë sytë drejt teje, mundet?

Ledion: Po, ke të drejtë.

Aldo: Ledion, çfarë të lidh ty me muzikën? Nga dole ti krijues muzike, kompozitor?

Ledion: Po kështu, që i vogël jam marrë.

Aldo: Më trego një çikë për veten, jam kurioz vërtet.

Ledion: Që i vogël jam marrë me muzikë, jam mësuar të këndoj.

Aldo: Çfarë muzike ‘të tund’ shpirtin ty?

Ledion: Popullorja më shumë.

Aldo: Popullorja ritmike apo “më ka marrë malli për nënën time?”

Ledion: Popullorja ritmike.

Aldo: Kur ke filluar me muzikën Ledion?

Ledion: Merrem me këtë punë prej 5-6 vitesh.

Aldo: Ke krijuar këngë popullore?

Ledion: Jo vetë, por thjesht të të tjerëve, nuk kam bërë akoma timen.

Aldo: Për shembull, të të themi ne ty  “o Ledion na bëj një këngë  për emisionin”, fjala vjen, ti e bën tak-fak  apo jo?

Ledion: Po, e bëj.

Aldo: Ua! Po në kohën e lirë me çfarë merresh Ledion?

Ledion: Në kohën e lirë, hiç, ja me këto rrjetet sociale, me TikTok.

Aldo: Je qejfli TikTok-u. Dhe çfarë të ka dhënë deri në këto momente TikTok-u, ku ia ke parë hajrin?

Ledion: Kam fituar lekë.

Aldo: Sa lekë ke fituar?

Ledion: Deri tani kam fituar nja 100 mijë lekë.

Aldo: E marr vesh, në këto 5-6 vitet e fundit.

Ledion: Po, po.

Aldo: Po mirë, 100 mijë lekë, 5-6 vjet, si fillim mirë edhe aq. Ti ku jeton tamam si zonë?

Ledion: Unë jetoj në Bilisht, fshati im quhet Progër.

Aldo: Ti besoj që je personazbhi më i njohur i fshatit apo jo?

Ledion: Jam shumë i njohur.

Aldo: Ke fansa?

Ledion: Po, kam shumë, më bëjnë përshëndetje, unë merrem me përshëndetje./tvklan.al