Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni ku do të flasë në një panel të posaçëm me liderët nga rajoni ynë në forumin e organizuar pranë liqenit të Bledi për integrimin e rajonit tonë në BE si dhe për shmangien e ndikimit rus.

Në panel pranë kryeministrit Rama janë kryeministri slloven Robert Golob, ai kroat Andrej Plenkoviç dhe ai serb Miloš Vučević. Po kështu, në hapjen e forumit strategjik të Bledit pritet të flasë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë qëndrimit dyditor në Slloveni, kreu i qeverisë shqiptare të ketë takime me liderët europianë pjesëmarrës në këtë forum për të mundësuar nisjen e shqyrimit të kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në forum merr pjesë edhe kryediplomati Igli Hasani së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor.

Hasani konfirmoi disa ditë më parë se ka një relaksim të marrëdhënieve me Athinën, e cila deri më tani e mban të bllokuar vendimmarrjen për nisjen e shqyrtimit të kapitujve të negociatave.

Sipas Hasanit, me qeverinë greke janë zhvilluar negociata diskrete larg syve të mediave, ndërsa shpresohet që konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në të mund të zhvillohet në fund të Shtatorit ose në fillim të Tetorit.

Klan News