Pas 3 vitesh nga ardhja e tyre në “Shihemi në Gjyq”, Qamilja dhe Fatjoni janë gati për të marrë përgjigje për problemin që i solli asokohe. Ish-bashkëjetuesja e Fatjonit, Dorina, nuk pranoi atësinë për djalin e tyre duke e lënë pa mbiemër dhe baba. Më pas, ajo u largua nga shtëpia  duke sjellë një konflikt mes nënës e djalit që u  paraqitën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.

Siç shpjegoi Eni Çobani, që prej vitit 2022 ka nisur një proces gjyqësor për të mësuar atësinë e vogëlushit, Fjoreldos. Gjatë seancave që ajo i ka ndjekur personalisht në mungesë të Fatjonit dhe Qamiles, nga pala tjetër nuk është paraqitur askush.

Megjithatë,  më në fund ajo ka në dorë vendimin gjyqësor të cilin siç  bëri me dije, do ta zbulojë ekskluzivisht për të dy ata por edhe për publikun. Një ekspert mjeko-ligjor ka marrë kampionët gjenetikë të Fatjonit, Dorinës dhe Fjoreldos për të bërë krahasimin në bazë të të cilit rezulton se:

“Nga krahasimi i profileve gjenetike të shtetasve Fatjon Harizaj dhe Fjoreldo Myrto arrijmë në përfundimin se këto prrofile paraqesin lidhjen gjenetike baba dhe bir. Saktësia e këtij rezultati është 99.9%”.

Qamilja e Fatjoni shpërthejnë në lot gëzimi dhe afrohen drejt Eni Çobanit.

Qamile: Të  falënderoj!

Eni Çobani: Jam shumë e lumtur, shumë e lumtur që ti sot je bërë gjyshe ligjërisht se shpirtërisht je bërë me kohë, por sot je bërë dhe ligjërisht.

Fatjon: Të dua si mamanë time!

Qamilja shton se synimi i tyre s’ka qenë kurrë për të larguar djalin nga krahët e nënës, por për t’i dhënë edhe ata dashurinë e tyre dhe për t’iu përgjigjur në çfarëdo mënyre. Eni Çobani shpjegon hapin e radhës  që do të ndjekin që Fatjoni të marrë më në fund të drejtat dhe detyrimet prindërore.

Eni Çobani: Ne do të shkojmëpranë zyrës së gjendjes civile Durrës. Djali do të regjistrohet me atësi dhe me mbiemrin tënd. Pra Fjoreldo që nga ky  moment do të ketë atësi, mëmësi dhe mbiemrin Harizaj në bazë të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës. Nga ky moment që ke fituar këtë të drejtë, këtu fillojnë edhe detyrimet e tua. Duhet t’i përgjigjesh atij fëmije si me pension ushqimor, si me qëndrim afër, si me marrjen pranë banesës tënde, por njëherë bëhu baba për djalin tënd, ai të ndiejë dashurinë tënde.

/tvklan.al