Policia e Korçës ka identifikuar autorin e dytë të grabitjes së parave të kambistit në Korçë një ditë më parë. Policia thotë se ai është me iniciale M.A. 33 vjeç dhe është shpallur në kërkim. Ndërkohë po punohet ende për të identifikuar dhe kapur edhe grabitësin e tretë që mori pjesë.

Nga ana tjetër, grabitësi i parë, A.Ç. 42 vjeç, u arrestua një ditë më parë në vendngjarje pasi ishte kapur nga vetë kambisti Shefqet Muço dhe ishte përleshur fizikisht me të. Policia thotë se autorët i morën 40 milionë Lekë të vjetra.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. /tvklan.al