Sasia prej 7.3 kilogramë kokainë e kapur dy ditë më parë në Portin e Durrësit kishte si destinacion Anglinë.

Policia ka zbardhur skemën e trafikimit të lëndës narkotike dhe përveç dy të arrestuarve ditën e operacionit, ka shpallur në kërkim edhe 37-vjeçarin Fatbardh Çuni, i cili do të priste kokainën në Angli.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 7 pako, të fshehura në furgonin e linjës Tiranë-Angli, që po dilte nga Shqipëria. Menjëherë policia vuri në pranga shoferin e furgonit, Arjan Doçi, si dhe kushëririn e tij Mentor Çuni, i cili rezulton të jetë edhe pronar i automjetit.

Tv Klan