Gjykata e Durrësit ka lënë në burg dy personat që u arrestuan disa ditë më parë me kokainë.

Mbrojtja e Mentor Çunit dhe Arjan Doçit kërkuan arrest në shtëpi ose garanci pasurore, por që nuk u pranua.

Arjan Doçi është shoferi i furgonit ndërsa Mentor Çuni, pronari.

Ata u arrestuan pasi në furgonin e mallrave iu gjetën 7 pako me kokainë, të fshehura poshtë sediljes së shoferit.

Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim Fatbardh Çuni, 37 vjeç, i cili e priste sasinë prej 7.3 kilogramësh kokainë në Angli./tvklan.al