Godina prekej nga projekti i Unazës së Madhe

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 6 katësh në zonën e Astirit, në Tiranë, që prekej nga projekti i Unazës së Madhe.

Në ndërtesë u hapën 250 vrima dhe u përdor 10 kilogramë lëndë plasëse. Një ditë më parë, IKMT shembi 5 ndërtesa të tjera.

Aksioni ishte i qetë dhe pa rezistencën e banorëve. Pritet që brenda Janarit të nisë puna për hapjen e gjumës së rrugës në lotin e parë. 

Tv Klan