Importuesit kritika AKU-së

Importuesit kritika AKU-së

15:45 18/07/2019

Pas tregtarëve, edhe importuesit ngrenë shqetësimin për analizat që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen për produktet ushqimore. Në një takim me Ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, përfaqësues të bizneseve importuese kërkuan të dinë se çfarë analizash ka kryer AKU për produktet e importuara.

Por Ministri Çuçi nuk iu përgjigj pyetjes, duke u ndalur vetëm tek Urdhri 374 për importuesit, të cilëve u kërkohet shoqërimi me analiza i produkteve që importojnë, por pa saktësuar llojin e analizave.

Një tjetër problem që lidhet me sigurinë ushqimore në vend, sipas importuesve, është edhe tregu informal, në një masë të madhe. Ky fakt u pranua edhe nga Ministri i Bujqësisë.

Sipas importuesve, analizat që kërkohen mund të kryhen nga vetë inspektorët e AKU në pikat doganore.  

Televizioni Klan ka ngritur prej ditësh shqetësimin lidhur me mungesën e analizave dhe kontrolleve të produkteve bujqësore, një pjesë e të cilave nga testimi i kryer dalin me nivele alarmanti të nitrateve, çka përbën një rrezik për sëmundje kancerogjene të atyre që i konsumojnë. 

Tv Klan

Të ngjashme
UKT