Shtretërit në disa qytete janë ezauruar dhe furnizimet me oksigjen po përfundojnë

Covid-19 në Indi tanimë është shndërruar në një tsunami. Për herë të parë qëkur Covid-19 shpërtheu janë regjistruar 200 mijë raste ditore.

Shtretërit në spitale janë mbushur dhe furnizimet me oksigjen janë duke përfunduar. Në Maharashtra, Covid-19 përbën një të katërtën e numrit të përgjithshëm dhe po përhapet më gjerë ndërsa mjekët dhe ekspertët fajësojnë gjithçka, nga mosmarrja e masave.

Në kryeqytetin Delhi, autoritetet urdhëruan një shtetrrethim duke vendosur bordura në qendrat tregtare, palestra, restorante dhe disa tregje javore. Ekspertët kanë deklaruar se në spitale nuk ka më vende të lira dhe situata është e tmerrshme.

Po ashtu përhapja e varianteve të reja po shkakton një krizë. Mosha mbi 35 vjeç tanimë përbën pjesën më dërrmuese të të shtruarve në repartet intensive.

Në qytetin verior të Haridwar, qindra mijëra pelegrinë ishin mbledhur në një festival hindu në brigjet e lumit Ganges duke shkaktuar frikën e një rritje të re.

Pavarësisht injektimit të rreth 113 milionë doza vaksinash, shifra më e lartë në të gjithë botën pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, India ka vaksinuar vetëm një pjesë të vogël të popullsisë prej 1.4 miliardë. India deri më tani ka regjistruar 14 milionë raste me Covid-19 dhe 173 mijë kanë humbur jetën.

Klan News