Mbi 315 mijë raste, nivel i lartë të prekurish edhe në rang botëror

India shënoi këtë 24 orësh shifrën më të lartë të infektimeve ditore të shënuar ndonjëherë në gjithë botën, gjatë kësaj pandemie. Gati 315 mijë raste u shënuan brenda 1 dite, duke kapërcyer Shtetet e Bashkuara që kishin arritur deri 300 mijë infektime në ditë. India renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara me numrin e të prekurve nga COVID-19 me gati 16 milionë raste.

Edhe numri i viktimave ditore ka shënuar rekordin e gjithë periudhës së pandemisë për këtë vend me mbi 2 100 raste. Shkak i kësaj rritjeje masive janë grumbullimet masive të fushatave elektorale dhe të festave fetare.

Rekordet indiane kanë ushqyer edhe rekordet globale. Këtë 24-orësh infektimet ditore në shkallë globale prekën një rekord të ri me mbi 880 mijë raste.

Shifrat e pandemisë nëpër Europë vijojnë të jenë të qëndrueshme edhe pse në nivele jo të ulta. Mediat gjermane shkruajnë se nga java e ardhshme vaksinimi për të rriturit nuk do të ketë më limit moshe.

Tv Klan