Influencuesja bën foto seksi para arkivolit të hapur të babait, ndjekësit i luten ta fshijë…



Influencuesja bën foto seksi para arkivolit të hapur të babait, ndjekësit i luten ta fshijë…

21:37 25/10/2021

Një influencuese është sulmuar në internet pasi bëri një selfie seksi para arkivolit të hapur të babait të saj. Fotografia u ngarkua në Instagram ku ndjekësit e saj iu lutën ta hiqte atë.

Në foto, gruaja shihet me taka të gjata të zeza dhe një fustan të ngushtë teksa pozon me një këmbë në ajër në funeralin e babait të saj, sipas Mirror.

Nga pas dallohen duart e shtrënguara të babait të saj, por ajo e pengon fytyrën e tij. Kjo foto ka zemëruar të gjithë njerëzit që e panë në rrjetet sociale dhe e kryqëzuan me komente.

Flamuri amerikan i mbështjellë mbi arkivol tregon se babai i saj i ndjerë ishte një veteran. /tvklan.al








Të ngjashme