Fituesja e “Gjeniut të Vogël” prek skenat botërore

Pak vite më parë u bë e njohur si ‘gjeniu i vogël’ i skenës shqiptare, në talent shown e Televizionit Klan, që mban të njëjtin emër. Ishte vetëm 12 vjeç.

6 vjet me vonë, ajo po njeh suksesin e një gjeniu të madh të skenave botërore. Inis Neziri u shpall fituese e edicionit të 18 të festivalit “New Wave”, të zhvilluar në Soçi të Rusisë.

Ajo garoi përballë 15 zërave të tjerë të të rinjve të talentuar të muzikës pop nga vende të ndryshme të botës. Një garë e fortë në një festival që pati 1 mijë aplikime për pjesëmarrje.

Këngëtarja shqiptare kryesori në të tre netët, në njërën prej të cilave u vlerësua me pikët maksimale.

Inis Neziri fitoi edhe festivalin ndërkombëtar “Dreri i Artë”, të zhvilluar në vitin 2018 në Rumani. Dhe po këtë vit u shpall fituese e çmimit “Best Duet” në festivalin e Këngës Magjike.

Tv Klan