Inteligjenca Artificiale po përdoret nga kërkuesit në Universitetin e Uashingtonit për të hulumtuar mundësitë e printimit 3D të organeve njerëzore.

Ekipi trajnoi një algoritëm për të identifikuar dhe printuar versione të sakta të modeleve të veshkës dhe prostatës. Rezultati ishte prodhimi i 60 versioneve të përmirësuara gradualisht, çka nënkupton një hap  domethënës në raport me metodat e zakonshme.

Printimi 3D ka fituar shumë popullaritet, por është edhe sfidues sidomos në vendosjen e parametrave të saktë për detyra të ndërlikuara. Inxhinierët duhet të marrin në konsideratë faktorë si materialet, konfigurimin e printerit dhe presionin e tij.

Algoritmi rregullon printimin e organeve duke arritur një ekuilibër harmonik të saktësisë gjeometrike, dendësisë së materialit dhe shpejtësisë së prodhimit. Kështu modelet duken realë në pamje dhe funksionojnë.

Organet e printuara në 3D mund të shërbejnë për trajnimin e kirurgëve dhe të ndihmojnë në vlerësimin e pajisjeve që shërbejnë për implantet. Por këto modele duhet të imitojnë saktësisht vetitë mekanike dhe fizike të organeve të vërteta, përfshirë edhe rrjetin e nervave./tvklan.al