Demonstruesit protestuan serish kundër rregullave Covid 19, në Toronto dhe Nju Jork u zhvilluan protesta në konsullatat kineze

Njerëzit në qytetin jugor kinez të Guangzhou u përleshën sërish teksa protestuan kundër rregullave strikte të vendit për Covid.

Pamjet në internet treguan policinë me kostume të bardha dhe me mburoja për t’u mbrojtur nga xhamat dhe mjetet e rënda që hidheshin nga protestuesit. Ndërkaq autoritetet arrestuan disa demonstrues.

Qyteti jugor i Guangzhou u bë i fundit që njoftoi një lehtësim të kufizimeve, por ende ka një numër të lartë të rasteve. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Përplasjet, të cilat pasojnë protestat në Shangai, Pekin dhe  disa qytete të tjera shpërthyen pasi Kina po regjistron çdo ditë një numër rekord të rasteve me COVID. Shumë kinezë besojnë se kufizimet e gjata të Covid në qytet kontribuuan në vdekje, megjithëse autoritetet e mohojnë këtë.

Në solidaritet me qytetarët kinezë  njerëzit u mblodhën jashtë konsullatave kineze në Toronto dhe Nju Jork. Demonstruesit kërkuan që të ndalet politikat e ashpra të Kinës ndaj Covid 19  dhe veprimet e saj ndaj protestuesve brenda Kinës .

Me pankarta në duar me slogane “Ata janë kapur, janë torturuar”, “Ata janë trajtuar në mënyrë çnjerëzore”, mbushën rrugën e Nju Jorkut duke brohoritur kundër presidentit kinez. Protestat u ndezën pasi një zjarr përfshiu një kullë në pjesën perëndimore të Xinjiang që vrau 10 njerëz. 

Klan News