Inter fiton sërish në Champions



Inter fiton sërish në Champions

10:37 04/10/2018

Pasi mundi Tottenham në ndeshjen e parë të Champions, Inter fitoi edhe te dytën me rezultatin 2-1 ndaj PSV. Në fushën holandeze, zikaltrit pësuan gol në mesin e pjesës së parë. Por shifrat u barazuan para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes. Naingolan aplikoi një prej goditjeve të tij duke gjetur rrjetën kundërshtare. Në pjesën e dytë në një aksion kundërsulmi, me dy prekje të topit erdhi edhe goli i dytë. Mauro Icardi me zgjuarsi shmangu mbrojtjen vendase duke siguruar fitoren.

Duhet të kemni kujdes sepse sa herë na bëhen komplimente, lojtarët e lëshojnë pak. Grupi është shumë i vështirë dhe ka ende 4 ndeshje për tu luajtur, vështirësitë janë aty. U treguan të zotë sepse treguan karakter, por nuk duhet të tolerojmë asnjë

”, tha Luciano Spalletti, trajner i Interit.

Tashme Inter është me pike të barabarta me Barcelonën që fitoi 4-2 në fushën e Tottenham. Serinë e golave e hapi Coutinho që në minutën e dytë. Një supergol erdhi nga Ivan Rakitiç. Me fillimin e pjesës së dytë Kane shkurtoi distancën, por Lionel Messi nuk lejoi që Tottenham të fitonte vetëbesim.

Pas golit të Lamela, argjentinasi mbylli llogaritë e ndeshjes në minutën e 90. PSG shkatërroi 6 -1 Crvena Zvezdën. 3 gola u shënuan nga Neymar. Braziliani realizoi dy kryevepra me goditje dënimi, një për secilën pjesë. Hatt-tricku i dha të drejtën të marrë topin e lojës në shtëpi.

Napoli nuk e pati të lehtë në “San Paolo” me Liverpool. Insinje gjeti golin e fitores ne minutën e 90. Emocione dhe dramë e jashtëzakonshme në Napoli për sigurimin e këtij 3-pikëshi të rëndësishëm

Fitore morën edhe Atletico Madrid dhe Dortmund.

Tv Klan






Të ngjashme