Interi është kthyer tek fitorja, kësaj here me shumë gola. Zikaltërit fituan 4 – 0 në fushën e Xhenoas. Një nga golat u shënua nga Icardi, i cili u rikthye në fushë pas konfliktit me klubin. Një sukses që forcon pozitat e Interit në zonën Champions.

Humbje e papritur për Napolin në fushën e Empolit. Ekipi i Anchelotit u mund me rezultatin 2 – 1, por nuk rrezikon vendin e dytë.

Në javën e 30 të Serisë A vjen edhe një tjetër disfatë. Lazio u dorëzua në fushën e Spalit që fitoi 1 – 0 sfidën e luajtur të mërkurën.

Tv Klan