Interi refuzon ofertën e majme për Lukakun


Interi refuzon ofertën e majme për Lukakun

22:35 03/08/2021

Zikaltrit nuk kanë në plan ta shesin bomberin belg, Chelsea dështon sërish

Çelsi u përpoq sërish që të siguronte shërbimet e Romelu Lukakut, por pavarësisht ofertës bujare mori vetëm një refuzim nga Interi.

Kampionët e Evropës ofruan 103 milionë Euro për futbollistin si edhe kartonin e mbrojtësit Markos Alonso, por propozimi u refuzua nga zikaltrit, të cilët këmbëngulin që Lukaku të qëndrojë në Milano.

“Blutë” e Londrës janë në kërkim të një bomberi dhe e kanë rikthyer interesimin te belgu, ndërsa objektivi i tyre parësor Erling Haland është vështirë që të merret, sepse Borusia Dortmundi refuzon ta shesë.

Lukaku shënoi 24 gola sezonin e shkuar dhe dha një ndihmë të madhe te zikaltrit në fitimin e titullit kampion.

Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel e admiron dhe e shikon atë si bomberin perfekt për të udhëhequr sulmin e bluve.

Interi e bleu Lukakun për shumën e 85 milionë eurove në vitin 2019 dhe 28 vjeçari në 95 takime ka realizuar 64 gola.

Klan News







Të ngjashme