Irlanda heq kufizimet e Covid-19




Irlanda heq kufizimet e Covid-19

23:20 22/01/2022

Maskat detyrim deri në fund të Shkurtit në disa hapësira

Pas njoftimit të Britanisë së Madhe për heqjen e masave antiCovid në datën 26 Janar, të njëjtin vendim ka marrë edhe Irlanda e Veriut. Atje do të hiqen pothuajse të gjitha masat kufizuese aktuale pasi ritmet e vaksinimit me dozat përforcuese kanë bërë të mundur që vendi të përballojë “stuhinë” e infektimeve me variantin Omicron.

Duke nisur nga kjo e shtunë Pub-et dhe Restorantet nuk do të jenë të detyruara të mbyllen në orën 20:00 të mbrëmjes, duke bërë të mundur kthimin në orare normale të aktivitetit të tyre.

Diskotekat do të rihapen dhe qytetarët nuk do të kenë më nevojë të kenë certifikatën e vaksinimit për të aksesuar hapësira të ndryshme apo aktivitetet në ambiente të mbyllura.  Nuk do të ketë kufizime në numrin e njerëzve që marrin pjesë në organizime dhe distanca sociale nuk do të kërkohet më.

Të vetmet masa që mbeten në fuqi deri në datë 28 Shkurt janë përdorimi i maskave në dyqane apo transport publik, certifikata e vaksinimit për udhëtimet ndërkombëtare dhe izolimi i individëve pasi ata rezultojnë pozitiv me Covid-19 apo kanë dyshime se janë infektuar.

Tv Klan











Të ngjashme