Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dërguar për ndjekje penale, ish- anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare KPK shkruan:

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”.

Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Imeraj u tërhoq nga detyra në 31 Janar të këtij viti për arsye shëndetësore.

Në 5 Mars të këtij viti Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar vendimin për ndërprerjen e procesit të Vettingut për ish-gjyqtarin, Besnik Imeraj.

Besnik Imeraj ishte zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese që në Prill 2013 dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në Prill të vitit 2022. Por ai ka vendosur të largohet nga kjo detyre, 4 vite para mbarimit të mandatit.

/tvklan.al