SPAK merr të pandehur 5 persona

“5 ish-zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Shtetit janë marrë të pandehur për nxjerrje të të dhënave sekrete në bashkëpunim. Hetimi i nisur kryesisht nga vetë SHISH është referuar më pas nga Antiterrori në Prokurorinë e Posaçme, e cila ka vijuar ndjekjen e i zyrtarëve me metoda të posaçme hetimi”.

5 personat që kanë dalë të përfshirë në spiunazh njëri pas tjetrit nga vëzhgimet e autoriteteve duke nxjerrë të dhëna sekrete për persona që përfaqësonin vende jo mike me Shqipërinë, janë vënë nën akuzë për “Dhënie të informatave sekrete”, “Marrja të Shpërblimeve”, “Vënia në shërbim të shteteve të huaja” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas informacioneve të referuara dhe që ende mbahen sekret nga Prokuroria e Posaçme bëhet me dije se në një rast, një prej ish-zyrtarëve ka nxjerrë të dhëna për detyrat që mbanin zyrtarë të ndryshëm në institucione të vendit.

SPAK ka qenë diskret në ketë çështje, për shkak të rëndësisë së saj dhe nuk është ende e qartë se për cilat vende kanë dhënë informacione të akuzuarit. Ekzistencën e kësaj dosje e ka bërë publike fillimisht Shërbimi Informativ Shtetëror në raportin vjetor për vitin 2021.

Tv Klan