Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona të dënuar për vepra të ndryshme penale. 40- vjeçari me inicialet B. S., banues në Kurbin ishte shpallur në kërkim, pasi në Shtator 2016 Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Policia i gjeti të kultivuara në oborrin e banesës një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike.

Gjithashtu efektivët e policisë së Kurbinit, arrestuan  26- vjeçarin me inicialet P. Gj., banues në Laç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Gjithashtu ndaj 26-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit Rrugor” si dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

/tvklan.al